Garo: Basha do ta na anëtarësojë në BE

Nga Exit News
Garo: Basha do ta na anëtarësojë në BE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Florjana Garo, në një deklaratë për shtyp të enjtën, tha se kryeministri Rama nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ka nëvojë.

Ajo shtoi se Rama ka bërë vetëm premtime bosh në 8 vjet.

Rama nuk po i lejon familjet tona të fitojnë jetesë me dinjitet, prandaj kemi qindra mijëra të papunë dhe pagën minimale më të ulët në Europë,” vijoi Garo.

Kjo ka bërë, sipas saj, që mijra të rinj të largohen dhe të rrënohet e ardhmja e Shqipërisë.

Ishte Basha që anëtarësoi vendin në NATO dhe siguroi liberalizimin e vizave, u shpreh Garo, e po ai do të na anëtarësojë në BE.

Ajo foli për planin e Bashës për rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, si dhe programin për arsimin.

Vetëm Basha do të sjellë ndryshimin që na nevojitet”, përfundoi Garo.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>