Gazetarët protestë kundër projektligjeve të Ramës për median

Nga Redaksia
Gazetarët protestë kundër projektligjeve të Ramës për median

Gazetarë, përfaqësues të mediave dhe organizata të të drejtave të njeriu do të protesojnë të mërkurën, më 18 dhjetor, në orën 09:30, kundër projektligjeve të qeverisë Rama për median që censurojnë fjalën e lirë.

Protesta përpara parlamentit do të zhvillohet një ditë përpara se projektligjet të shkojnë në kuvend për tu miratuar.

Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias Koloreto Cukali tha se në mënyrë figurative, për të treguar censurën që këto projektligje do t’i bëjnë medias, gjatë protestës gazetarët do të lidh një shall të zi mbi gojë.

Gjatë javëve të fundit, gazetarët i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga paketa anti-shpifje me dy projektligjet për AKEP-in dhe AMA-n.

Sipas tyre, dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Këto projektligje i ka kundërshtuar dhe opozita dhe OSBE. Kjo e fundit i ka dërguar Komisionit të Ligjeve një sërë me rekomandime për ndryshimin e projektligjit por komiosioni nuk mori parasysh asnjë prej tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>