Gazetarët protestojnë kundër censurës së medias

Nga Redaksia
Gazetarët protestojnë kundër censurës së medias

Gazetarë, përfaqësues të medias dhe aktivistë për të drejtat e njeriut do të protestojnë sot kundër projektligjeve të medias të qeverisë Rama që synojnë të censurojnë median.

Ata do të protestojnë në orën 09:30 përpara parlamentit, në pritje të seancës plenare ku shumica socialiste pritet të votojë projektligjet.

Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias Koloreto Cukali tha se në mënyrë figurative, për të treguar censurën që këto projektligje do t’i bëjnë medias, gjatë protestës gazetarët do të lidhin një shall të zi mbi gojë.

Gjatë javëve të fundit, gazetarët i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga paketa anti-shpifje me dy projektligjet për AKEP-in dhe AMA-n.

Sipas tyre, dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>