Gazetarët thirrje për protesta dhe ndërhyrje diplomatike kundër nismës së qeverisë për censurë

Nga Redaksia
Gazetarët thirrje për protesta dhe ndërhyrje diplomatike kundër nismës së qeverisë për censurë

Gazetarë dhe përfaqësues të organizatave të të drejtave të njeriut diskutuan sot rreth qëndrimit që duhet mbajtur ndaj planeve të qeverisë për të kaluar në parlament më 19 dhjetor të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje” që cënon lirinë shprehjes.

Në një mbledhje të thirrur nga Këshilli i Medias ku ishin prezent gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u kritikuan sërish propozimet e qeverisë dhe iu bë thirrje që ajo të tërhiqet.

Në diskutime u ra dakord që të dilej me një deklaratë të përbashkët ku t’i bëhej thirrje ambasadave që të ndërhyjnë ndërkohë që u propozua që të kishte reagime. Për mënyrën e reagimit u fol për 3 ditë protesta përpara datës 19 dhjetor, kërkesë zyrtare Presidentit që të mos e dekretojë ligjin në rast se miratohet, apelimi në Gjykatë Kushtetuese dhe takimi me ambasadorët e huaj për t’u kërkuar angazhim për ndalimin e këtij ligji.

Komuniteti i gazetarëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut janë të mendimit se në vend të një ligji është e nevojshme për platform vetë-rregulluese në të cilën të marrin pjesë të gjitha mediat, organizatat dhe partnered ndërkombëtarë.

Propozimi i qeverisë i jep Autoriteteve të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komunikimeve Elektronike (AKEP) kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj mediave, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit, nuk shërbejnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

BE, Këshilli i Evropës, apo dhe OSBE e kanë hedhur poshtë projektligjin, duke i rekomanduar shumicës socialiste ndryshimin rrënjësor të tij. Më tepër mbi rekomandimet e OSBE-së mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>