Gazetari gjerman Tiede: Si i manipuloi mafia zgjedhjet në Shqipëri

Gazetari gjerman Tiede: Si i manipuloi mafia zgjedhjet në Shqipëri

Gazetari gjerman i gazetës ‘Bild’ Peter Tiede ka publikuar sot përgjimet midis Kryebashkiakut Dako dhe Astrit Avdylaj, kryetar i bandës së trafikimit të kokainës në Shijak.

Në artikullin e botuar pas publikimit të përgjimeve, gazetari Tiede sqaron se “përgjimet e publikuara sot janë vetëm një pjesë e vogël e dosjes së quajtur 339. Përgjimet janë bërë nga prokuroria gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, por ato ende nuk janë zbardhur të plota”. Gjithashtu, gazetari gjerman kritikon edhe prokurorët e çështjes të cilët kanë heshtur  në lidhje me hetimin e kësaj dosje.

Tiede shkruan se Shqipëria po qeveriset nga paratë e drogës dhe se mafia ka hyrë në politikë duke caktuar deputetët në lista dhe duke blerë vota.

Tiede shkruan:

“Përgjimet tregojnë gjithashtu se si mafia investohet për të vendosur një individ të caktuar, kandidat për deputet dhe se si siguron zgjedhjen e tyre.

Kryebashkaku i qytetit të dytë më të madh në vend është i përfshirë. Gjithashtu del se si mafia sëbashku me poltikanët, kryebashkiakët dhe anëtarët e Partisë Socialiste blejnë votat. Nga ana tjetër, kreu i UKD-së del në përgjimet e publikuara, ku ai takohet me bandën e Avdylajve dhe i siguron atyre që administrata e tij do të votojë për Partinë Socialiste.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>