Një kryebashkiak i PS akuzohet për përdorim droge

Një kryebashkiak i PS akuzohet për përdorim droge

Gazetari Artan Hoxha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi pohuan se një kryebashkiak është kapur në video duke konsumuar lëndë narkotike në ambiente publike.

Të ftuar në emisionin ‘Opinionit’ , dy të ftuarit u shprehën:

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë [denoncimin për kryebashkiakun].

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

Zoti Bardhi, po ashtu, deklaroi se Partia Demokratike po verifikon dhe 10 kryebashkiakë të tjerë që dyshohet se janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, mes tyre dhe një kryebashkiak në qarkun e Tiranës:

“Kemi dhe 10 raste të tjera. Pogradeci është një prej atyre rasteve. Ka indicie të qenësishme, jemi duke provuar në fazën përfundimtare për një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës. Është e vërtetuar por enden nuk kemi në dorë dokumentacionin.”

Deri tani PD ka denoncuar 5 kryebashkiakë socialistë dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit që kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale dhe nuk mund të shërbejnë në poste si ai i kryebashkiakut: Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Mark Babani, Qerim Ismailaj dhe Agron Malaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>