Makina e gazetarit kosovar Shkumbin Kajtazi sulmohet me armë

Nga Exit News
Makina e gazetarit kosovar Shkumbin Kajtazi sulmohet me armë

Gazetari kosovar Shkumbin Kajtazi është sulmuar me armë mbrëmjen e së shtunës.

një postim në Facebook, Kajtazi ka postuar foto të makinës së tij, qëlluar me plumba.

“Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës. Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme.”

Kajtazi tha se e ka denoncuar në polici rastin dhe beson se sulmi ka të bëjë me punën e tij, pasi në aspekt personal nuk ka pasur asnjë konflikt.

Kjo është hera e dytë që gazetari Shkumbin Kajtazi sulmohet. Herën e parë, sulmuesit kanë tentuar të djegin veturën e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>