Gazetari Rakipi kritikon projekligjet e Ramës për median: Janë fashiste

Nga Redaksia
Gazetari Rakipi kritikon projekligjet e Ramës për median: Janë fashiste

Gazetari Ylli Rakipi kritikoi sot ashpër projektligjet e medias online, propozuar nga kryeministri Rama.

I pranishëm sot në dëgjesën në Komisionin e Ligjeve për këto projektligje, zoti Rakipi u shpreh:

“Projektligjet e medias online kanë frymë fashiste dhe e vendosin median online nën kontrollin e dy institucioneve që i kontrollon qeveria.”

Ylli Rakipi i kërkoi deputetëve të mos e votojnë këtë paketë “me mendësi totalitare”:

“Ju është dërguar një projektligj që ta ktheni në ligj për të ligjëruar urdhrin administrativ të Enver Hoxhës.

Do të ngrihet AKEP dhe AMA e do të marrin vendime për të goditur media siç kërkon lideri ynë suprem. Urdhri adminsitrativ të vihet mbi vendimin e gjykatës. Këtë po ju kërkohet zoti deputetë. Bëjeni por turpi do të jetë i juaji.

Edhe qeveritë e kaluara kanë bërë përpjekje, administrata e Sali Berishës por nuk e bëri dot. Turp do të mbetet po e bëtë ju.”

Zoti Rakipi theksoi se projektligji i propozuar nga qeveria nuk ngjan me “asnjë inisiativë në vendet demokratike” dhe i jep fuqi institucioneve nën varësinë e qeverisë të vënë gjoba ndaj gazetarëve:

“Këto projektligje nuk janë të ngjashme me asnjë iniciativë në vendet demokratike.

Këshilli i ankesave brenda AMA-s do ketë mundësi të vërë gjoba për gazetarët që kanë rroga të turpshme minimale. Kjo është fashiste.

Ju po bëni veting dhe nuk ke besim tek kjo drejtësi por do të vendosësh vetë drejtësi. Është mendësi totalitare, veç përpjekje për të denigruar median me agjitacion e propaganda.”

Prej dy ditësh, Komisioni i Ligjeve po bën dëgjesa me gazetarë dhe organizata në mbrojtje të medias, për paketën ligjore ‘anti shpifje’.

Më herët dhe OSBE e ka hedhur poshtë projektligjin, duke i rekomanduar shumicës socialiste ndryshimin rrënjësor të tij. Më tepër mbi rekomandimet e OSBE-së mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>