Gazetarja Sonila Meço ka qenë shënjestër e disa sulmeve e ngacmimeve, pasi disa media e akuzuan për denigrim të mjekëve në një postim të saj.
Sulmet u raportuan si shkelje në portalin Mapping Media Freedom.
Meço është gazetare e mirënjohur dhe moderon programin mbi çështjet aktuale “Tempora” në RTV Ora. Ajo postoi një status në Facebook, duke kritikuar komentet e bëra nga një mjek i vetëm në lidhje me shtetasit shqiptarë të ndaluar në kufirin me Greqinë, të cilët nuk ishin në gjendje të ktheheshin.
Mjeku pohoi se emigrantët do të ishin më mirë “të qendronin në kufi se sa të shtriheshin të vdekur në spital”.
Pas kësaj, Meço publikoi komentin e saj duke kritikuar mjekun për sugjerimin se shtetasit shqiptarë ishin më mirë të liheshin në kufi.
Gazeta Tema më pas botoi një artikull ku shprehej “Sonila Meco ka sulmuar mjekët pse nuk reagojnë dhe të kërkojnë hyrjen në Shqipëri të atyre që kanë mbetur në kufi edhe pse ata mund të jenë bartës të koronavirusit.”
Mbas publikimit të këtij, artikulli, Meço mori një mori ofendimesh e sulmesh online. Komente të shumta përfshinin kërcënime për dhunë seksuale ndaj saj.
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe e përkeqësoi më tej situatën, me anë të një postim në rrjetet sociale, duke kritikuar Meco për postimin e saj, duke shtuar sulme të mëtejshme ndaj saj.
Flutra Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave e bëri publik rastin në një Tweet.
Gazeta Tema ka sulmuar gjithashtu gazetaren e Exit, Alice Taylor kur ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Artikujt provokuan sulme të forta, përfshirë kërcënime dhe ngacmime në internet dhe gjthashtu ngacmime në rrugë.
Ajo shkroi artikuj duke e akuzuar atë si spiune ruse dhe partnerin e saj si një militant të dhunshëm. Gazeta Tema gjithashtu akuzoi atë dhe Exit se ishin të paguar nga opozita. Çështja tani është në gjykatë pasi Taylor ngriti padi për shpifje kundër Mero Bazes dhe portalit të tij.