Gazmend Bardhi: Do të rishikojmë ndarjen territoriale

Nga Exit News
Gazmend Bardhi: Do të rishikojmë ndarjen territoriale

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi, ka vizituar të mërkurën disa fshatra të qytetit, ku ka biseduar me banor të zonës.

Ai ka theksuar nevojën që këto fshatra kanë për ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë.

Bardhi tha se pas 25 prillit, PD do të rishikojë ndarjen territoriale si dhe do të bëjë korrigjimet e duhura, pasi shumë ish-komuna dhe fshatra nuk marrin asnjë shpërblim.

“Ne do ta zhbëjmë Reformën Territoriale, nuk ka nevojë për 450 njësi administrative sa ç’ishin para 2015-ës, por 120 deri në 150 njësi administrative Shqipëria ka nevojë. Do të tentojmë ta bëjmë me ligj dhe na duhen 84 mandate”, u shpreh Bardhi.

 Më pas Bardhi shpalosi  programin i PD për fshatrat, që parashikon subvencionim për bujqësinë dhe blegtorinë, duke hequr burokracitë e pengesat që ka vënë qeveria.

 “Përqendrimi ynë është të nxjerrim fshatin nga mjerimi, sepse po nxorëm fshatin nga mjerimi kemi nxjerrë 50% të popullsisë. 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme