PD akuzon blerjen e votave nga Taulant Balla si shkak të vrasjes në Elbasan

Nga Exit News
PD akuzon blerjen e votave nga Taulant Balla si shkak të vrasjes në Elbasan

Gazmend Bardhi, drejtues politik i Elbasanit bëri me përgjegjësi Taulant Ballën për përplasjen e së mërkurës ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij”, u shpreh Bardhi në një deklaratë për median, të mërkurën, në darkë.

Ai ngushëllojë familjen e viktimës dhe sqaroi se:

  1. Arbër Paplekaj nuk është truproja i tij. Ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel.

Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. “Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë”, sqaroi Bardhi.

  1. Ai sqaroi se aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan.
  2. Mbështetësit e PD u plagosën nga mbështetësit të PS.  “Ne ketë moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës”.

Bardhi kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve të krimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>