Genc Pollo nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur ai përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruan se:
“Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.”
Pollo ka mbajtur postin e këshilltarit të Presidentit, zëvendëskryeministrit, ministrit të Inovacionit, ministrit të Arsimit dhe deputet. Prej vitit 2017, Pollo ishte kryetar i Komisionit të Integrimit në Parlament.