Gjashtë vende i bëjnë thirrje BE-së të mos ndalojë dëbimet në Afganistan

Nga Exit News
Gjashtë vende i bëjnë thirrje BE-së të mos ndalojë dëbimet në Afganistan

Gjashtë shtete anëtare të BE-së i kanë dërguar një letër Komisionit Europian duke kërkuar të mos  ndalohet dëbimi i azilkërkuesve afganë pavarësisht përparimeve të mëdha të militantëve talebanë në vendin e tyre, tha një ministër i njërit prej firmëtarëve.

“Fakti që rajonet e një vendi nuk janë të sigurta nuk do të thotë se secili shtetas i atij vendi automatikisht ka të drejtën e mbrojtjes,” tha sekretari shtetëror i Belgjikës për azilin dhe migracionin, Sammy Mahdi, në Twitter të hënën.

Sipas tij Gjermania, Austria, Holanda, Danimarka, Greqia dhe Belgjika janë vendet që i janë drejtuar BE-së.

Mahdi tha gjithashtu se afganëve që iu është refuzuar azili duhet të kthehen mbrapsht në vendin e tyre.

Forcat Talibane kanë rritur sulmet ushtarake kundër qeverisë së Afganistanit. Ata kërkojnë të rivendosin ligjin e rreptë islamik në fuqi pasi u rrëzuan nga pushteti në vitin 2001 nga forcat e SHBA.

Pasi forcat e huaja paqeruajtëse nisën të tërhiqen nga Afganistani, talibanët kanë përparuar duke kapur gjashtë kryqytete krahinore.

Çështja e azilkërkuesve afganë pritet të diskutohet në një takim ‘online’ të ministrave të brendshëm të BE -së më 18 gusht, i cili u organizua kryesisht për të diskutuar një rritje të kalimeve ilegale të kufirit nga Bjellorusia në shtetin anëtar të BE -së, Lituaninë.

Polonia dhe Letonia kanë parë gjithashtu një fluks të shtuar emigrantësh nga Bjellorusia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>