Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Rumaninë për shkelje të jetës private dhe familjare.
Në një vendim të dhënë së fundmi, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 në rastin e 2 transgjinorëve, të cilëve ju refuzua ndryshimi i gjinisë nga gjykatat rumune.
Gjykatat rumune argumentuan se personat duhet t’i nënshtroheshin operacionit në mënyrë që të ndryshonin gjininë e tyre.
Të dy aplikantë ishin femra në lindje dhe kërkonin të ndryshonin gjininë në mashkull.
GJEDNJ dënoi Rumaninë me 26 mijë euro duke argumentuar se “gjykatat kombëtare rumune “i ballafaquan ata me një dilemë të pamundur: ose u duhej t’i nënshtroheshin operacioni ose duhej të hiqnin dorë nga identiteti gjinor” dhe se “qëndrimi i Rumanisë i vendosi ata në një situatë poshtërimi dhe ankthi”.