Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi më 10 tetor të këtij viti Austrinë për shkelje të së drejtës së privatësisë, të parashikuar nga neni 8 i Konventës.
Aba Lewit, një i mbijetuar i Holokaustit, paditi shtetin austriak për shkak se një gazetë austriake i quajti çifutët në kampin e përqëndrimit Mauthausen, me tog fjalëshat vrasës, kriminel.
Gjykatat austriake argumentuan se nuk kishte shkelje te nenit 8 për shkak se artikulli nuk sulmonte askënd në veçanti dhe ja kishin rrëzuar padinë zotit Lewitt.
GJEDNJ arriti në konkluzion se gjykatat nuk kishin hetuar mjaftueshëm dhe kështu kishin shkelur nenin 8.
“Gjykatat austriake nuk bënë një vlerësim në tërësi të fakteve dhe thelbit të problemit. Artikulli nuk adresonte në veçanti persona konkret, por të mbijetuarit tashmë janë të paktë në numër. Kështu gjykatat austriake nuk kanë kryer hetim të mjaftueshëm lidhur me pretendimet e zotit Lewitt, e si rrjedhojë kanë shkelur nenin 8 të KEDNJ” shkruhet në vendim.
GJEDNJ e gjobiti Austrinë me rreth 12 mijë euro.