GJED: Reforma në Drejtësi në Poloni jo në përputhje me ligjet e BE-së

GJED: Reforma në Drejtësi në Poloni jo në përputhje me ligjet e BE-së

Gjykata Evropiane e të Drejtësisë (GJED) vendosi të enjten se reforma në drejtësi e Polonisë nuk është “e pajtueshme” me ligjin e BE-së, sipas Deutche Welle.

Komisioni Evropian e kishte dërguar çështjen pranë GJED-së, duke u ankuar se Polonia po tërhiqej nga zbatimi i ligjit duke minuar marrëveshjen e BE-së.

Vendimi është zhvillimi i fundit i një çështje 6-vjeçare dhe vendimi i dytë i madh në një javë. Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi se kushtetuta e vendit ka përparësi mbi ligjet e BE-së, duke e përgatitur qeverinë për një përbalje tjetër me vendet anëtarë të BE-së.

Çfarë thotë vendimi i GJED-së?

GJED u shpreh se institucioni i ri disiplinor i vendosur pranë Gjykatës së Lartë polake, nuk jep garanci për paanshmëri dhe pavarësi, dhe në vecanti, nuk është i mbrojtur nga ndikimet direkte dhe indirekte të legjislacionit dhe ekzekutivit në Poloni.

“Gjykata e Drejtësisë mbështeti të gjitha ankesat e bëra nga Komisioni dhe gjeti se Polonia ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj që burojnë nga ligji i BE”, tha gjykata.

Gjykata i kërkoi autoriteteve polake të “marrin masat e nevojshme për të ndrequr situatën”.

Çfarë është Dhoma Disiplinore e Polonisë?

Ky institucion u krijua si pjesë e një serie reformash të diskutueshme të drejtësisë në Poloni.

Partia qeverisëse e Polonisë, Për Ligjin dhe Drejtësinë (PiS) ka pohuar se krijimi i këtij organi në vitin 2017 ishte pjesë e reformës së një ssitemi drejtësie të shkatërruar nga korrupsioni dhe jo efektiv.

Por kritikët thonë se kjo reform lejon qeverinë të hetojë dhe ndëshkojë gjyqtarët për vendimet e tyre gjyqësore, duke i dhënë qeverisë polake kontroll më të drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>