GJEDNJ vendos me 9 shkurt për ish anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj

Nga Exit News
GJEDNJ vendos me 9 shkurt për ish anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj

Me 9 shkurt Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriu do të japë vendimin në lidhje me kërkesën e ish anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Xhoxhaj, e shkarkuar nga vetingu, ankimoi vendimin për shkarkim të KPK-së dhe KPA-së në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjyqtarja Xhoxhaj pretendon se ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë procesit të vetingut nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Altina Xhoxhaj u shkarkua nga detyra më 3 maj 2018 për shkak të problemeve me pasurinë. Vendimi u mor nga trupa e KPK-së Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi e Genta Bundo.

Gjyqtarja Xhoxhaj u shkarkua nga detyra sepse bashkëjetuesi i saj në vitin 2003, periudhë në të cilën nuk ka qenë i lidhur me gjykatësen, ka blerë me kursimet e veta një aparatment, të cilin në vitin 2005 pas daljes së hipotekës e ka regjistruar në emër të të dyve si pasojë e fillimit të bashkëjetesës.

Ky vendim do të jetë i parë në lidhje me procesin e vetingut në Shqipëri. Më herët Exit ka shkruar se GJEDNJ e ka konsideruar shkelje të procesit të rregullt ligjor, zhvillimin e një gjyqi ku një prej gjyqtarëve nuk është zgjedhur në përputhje me ligjin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>