
9 skelete Neandertalësh, paraardhësit e njeriut, u gjetën në juglindje të Romës. Arkeologët e Universitetit të Latinës dhe Tor Vergatës u shprehën se skeletet ishin 7 meshkuj, një femër dhe një fëmijë.
Ekspertët mendojnë se ata kanë jetuar në periudha të ndryshme kohore. Disa janë 50 mijë deri në 68 mijë vjet, ndërsa skeleti më i vjetër daton 100 mijë vjet më parë.
Ato u gjetën në shpellën Guattari, e cila është e famshme për praninë e shumë fosileve të mbetjeve njerëzore. Që prej vitit 1939 asnjë skelet nuk u gjet në shpellë.
Kërkuesit gjetën perime përreth skeleteve njerëzore dhe skeleteve të rinocerontëve, hiuenave dhe kuajve të egër.