Gjenden eshtra shqiptarësh në varret masive në Serbi

Nga Exit News
Gjenden eshtra shqiptarësh në varret masive në Serbi

Në një fshat të Serbisë, Kizhevak në qytetin e Raskës, në kufi me Kosovën u zbuluan mbetje mortore që dyshohet se janë shqiptarë të Kosovës, më 16 nentor. Lajmin e konfirmon për Exit News Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Gërmimet në këtë vend kanë nisur prej 5 vitesh. Trupat kosovare kanë që prej 3 javësh që gërmojnë intensivisht. Në 2014, në qytetin e Raskës u gjendën 27 trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë në periudhën 1998 -1999.

Mbi 1,600 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë por edhe disa serbë janë ende të listuar si të zhdukur nga lufta e Kosovës. Ndërsa në tetor 2020, Serbia dhe Kosova ranë dakord të ngrejnë një komitet të perbashkët për gjetjen e të zhdukurve nën monitorimin e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>