Gjenden të vdekur katër persona të një familjeje në Kosovë

Nga Exit News
Gjenden të vdekur katër persona të një familjeje në Kosovë

Një familje është shuar në Kosovë pasi 4 anëtarët e saj janë gjetur të pajetë në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë.

Këtë lajm për Radio Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar ngjarjen, por pa dhënë detaje shtesë.

“Pas orës 18;00, të së mërkurës, është raportuar për vrasje, ende nuk dihen motivet, por dyshohet se janë anëtar të një familjeje”, tha ai.

Hashani ka bërë me dije se deri tani dihet se kanë ndodhur “tri vrasje dhe një vetëvrasje”, raporton REL.

Burime jo zyrtare kanë thënë për Kosova Press se dyshohet që burri të ketë vrarë gruan me dy fëmijët dhe më pas ka vrarë veten.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme