
Një 80-vjeçare është gjetur e mbytur në breg të liqenit të Shkodrës.
Trupi i pajetë u gjet rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç.
Sipas policisë, 80-vjeçarja kishte 10 ditë që ishte larguar nga banesa.
Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.