
Një qytetar është gjetur i vdekur brenda një kamioni në Doganën e Vorës.
Viktima 45-vjeçare ishte shoferi i kamjonit. Ai është gjetur rreth orës 18:20 brenda mjetit.
Sipas policisë nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.