Gjendet një tjetër varrezë masive e femijëve indigjen në Kanada

Nga Exit News
Gjendet një tjetër varrezë masive e femijëve indigjen në Kanada

Një tjerë varrezë masive me fëmijë indigjen u gjend në Kanada, pranë një ish-shkolle me konvikt, në krahinën e Saskatcheëan raporton Axios.com.

Shoqata e indigjenëve në Kanada deklaroi për median se numri i varreve të paidentifikuara ishte më i madh se sa 215 fëmijët indigjen të zbuluar në një shkollë me konvikt në Kanada, muajin e kaluar.

150 mijë fëmijë nga viti 1883 deri në 1996 kanë detyruar fëmijët indigjenë në Kanada të asimilohen në shoqërinë e bardhë kanadeze duke ndjekur këtë shkollë, e drejtuar nga misionarët katolikë.

Një raport i mëparshëm u shpreh se 3, 200 fëmijë kanë vdekur në zonat e shkollës dhe udhëheqësit e komunitetit indigjenë i kanë kërkuar Kishës Katolike të kërkojnë ndjesë për veprimet e tyre.

Kryeministri kanadez u shpreh se qeveria do të ndihmojë komunitetit indigjen për të kërkuar për varre të tjera masive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>