Policia bregdetare ka nxjerrë nga deti trupin e pajetë të gruas, e cila bashkë me familjarët e saj ishte në varkën që fundosi deti paraditen e 5 gushtit në Himarë.
Tre personat e tjerë në varkë, bashkëshorti e djali i gruas, si dhe një shoqërues kanë mundur të shpëtojnë.
Sipas informacioneve të deritanishme, katër personat kishin dalë me një varkë të vogël në detin e Himarës.
Pas pak minutash në det ka nisur stuhi e fortë me erë dhe dallgë të mëdha, të cilat kanë kthyer përmbys dhe kanë fundosur varkën. Varka e ka zënë poshtë gruan dhe tre personat e tjerë nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Aktualisht tre të shpëtuarit po marrin ndihmë mjekësore në qëndrën shëndetësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.