Trupi i një personi të paidentifikuar u gjet në qytetin e Ulqinit të martën në mbrëmje, shkroi Vijesti. Administrata e Policis,ë jo zyrtarisht u shpreh se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se personi mund të ishte ish-shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezovi.
Media shkruan se një burim nga policia tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviç u raportua nga bashkëshortja e tij më 27 maj. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.
Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në Policinë e Ulqinit.