Gjendet trupi i pajetë i një personi në Ulqin, dyshohet për ish-shefin e antidrogës

Nga Exit News
Gjendet trupi i pajetë i një personi në Ulqin, dyshohet për ish-shefin e antidrogës

Trupi i një personi të paidentifikuar u gjet në qytetin e Ulqinit të martën në mbrëmje, shkroi Vijesti. Administrata e Policis,ë jo zyrtarisht u shpreh se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se personi mund të ishte ish-shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezovi.

Media shkruan se një burim  nga policia tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga bashkëshortja e tij më 27 maj. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.

Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në Policinë e Ulqinit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>