Ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku fitoi të drejtën e një page, për largimin e parakohëshëm nga detyra. Kështu vendosi Gjykata Administrative të hënën.
Bardhyl Kollçaku paditi në gjykatë Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe Ministren e Mbrojtjes Xhaçka për largimin nga detyra 1 muaj përpara mbarimit të mandatit dhe për mos nxjerrjen e dokumentave për dhënien e gradës gjeneral.
Kollçaku i kërkoi gjykatës të drejtën për të përfituar një muaj pagë nga Ministria e Mbrojtjes dhe miratimin e gradës gjeneral.
Ai u emërua shef i Shtabit të Forcave të Armatosura në 2017 dhe qendroi në detyrë deri në 30 shtator 2020. Presidenti Meta i dha gradën “Gjeneral Major” më gusht 2017.