Gjenerali amerikan: Al-Keada mund të sulmojë SHBA brenda një viti

Nga Exit News
Gjenerali amerikan: Al-Keada mund të sulmojë SHBA brenda një viti

Gjenerali amerikan Mark Milley ka paralajmëruar se terroristët e al-Kaedës në Afganistan mund të kërcënojnë SHBA-në brenda 12 muajsh.

Talibanët nuk i kishin shkëputur lidhjet me grupin përgjegjës për 11 Shtatorin dhe ata mbetën një organizatë terroriste, tha Gjeneral Milley.

Ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin po merren në pyetje në Kongres për tërheqjen nga Afganistani muajin e kaluar.

Milley dhe Austin dëshmuan se shpejtësia me të cilën ra ushtria afgane e zuri në befasi SHBA-në.

“Ne ndihmuam në ndërtimin e një shteti, por nuk mund të krijonim një komb,” tha Austin.

Seanca dëgjimore, e mbajtur nga komiteti i shërbimeve të armatosura të Senatit, vjen disa javë pas tërheqjes kaotike nga aeroporti i Kabulit, teksa fuqitë e huaja kërkonin të kthenin qytetarët e tyre në shtëpi dhe mijëra afganë të rrezikuar që kërkonin shpëtim.

Një sulm vetëvrasës vrau 182 njerëz gjatë operacionit të tërheqjes. Trembëdhjetë punonjës të shërbimit amerikan dhe të paktën 169 afganë u vranë më 26 gusht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>