Një ton kokainë me vlerë rreth 400 milionë euro u sekuestrua dje nga policia gjermane në rajonin e Bavarisë.
Policia gjermane arrestoi 12 persona si anëtarë të bandës së narkotrafikut, ku shumica e tyre ishin shqiptarë.
Kokaina ishte trafikuar nga Amerika Latine drejt Gjermanisë, duke e fshehur në kuti bananesh, e njëjta metodë që u përdor dhe në rastin e 613 kilogramëve kokainë të kapura në Maminas.
Dyshohet se banda transportonte kokainë nga Amerika Latine drejt Gjermanisë e më pas e shiste atë në tregun evropian.
Deri më tani, policia gjermane ka bërë me dije se grupi ka trafikuar në total rreth 1,8 tonë kokainë me vlerë rreth 400 milionë euro.