
Mbi 50 mijë qytetarë gjermanë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas Institutit të Robert Koch, 859 viktima janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 50,642.
Gjermania ka vendosur masa të rrepta izolimi. Masat përfshijnë mbylljen e shkollave, bareve e restoranteve.
Gjithashtu është e detyrueshme mbajtja e maskës në të gjitha ambjentet e hapura dhe të mbyllura. Qeveria gjermane urdhëroi të gjithë punëdhënësit të mundeësojnë punë nga shtëpia dhe kur kjo nuk është e mundur të respektojnë distancat sociale.
Një ditë më parë qeveria gjermane vendosi të zgjasë kufizimet deri në 14 shkurt.