Gjermani, Partia Social Demokrate për herë të parë do të drejtohet nga një grua

Gjermani, Partia Social Demokrate për herë të parë do të drejtohet nga një grua

Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD), e themeluar 153 vjet më parë, do të drejtohet për herë të parë nga një grua.

Andrea Nahles fitoi, të dielën, 66,35 për qind  të votave të delegatëve në Kongresin të partisë. Nahles zëvendëson kështu liderin Martin Schulz, që drejtoi partinë për rreth një vit dhe shënoi rezultatin më të dobët në zgjedhje kombëtare për SPD që nga viti 1933.

Andrea Nahles ka qenë më parë ministre e punës dhe kryetare e grupit parlamentar të SPD-së. Nahles luajti rol të rëndësishëm në bindjen e anëtarëve të SPD-së për tu bashkuar në koalicionin qeverisës me Angela Merkel.

Emri i Nahles si kryetare e partisë u propozua nga Schulz, i cili u tërhoq nga posti në janar 2018. Pas tërheqjes së Schulz, Andrea Nahles ka qenë “de facto” kryetarja e SPD-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>