Gjermania pret shpresat e Ballkanit: Jo anëtarësime në BE vetëm për hir të datave

Gjermania pret shpresat e Ballkanit: Jo anëtarësime në BE vetëm për hir të datave

Megjithëse Strategjia e KE për zgjerim në Ballkanin Perëndimor, parashikonte anëtarësimin potencial të Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025, Qeveria gjermane nuk jep shpresa për anëtarësimin e tyre.

Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë gjermane, deklaroi dje se nuk do të ketë anëtarësime në BE vetëm për shkak të premtimeve e datave të vendosura më parë:

“Nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë. E qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre.”

Ministria e Jashtme gjermane po ashtu ka reaguar duke theksuar se janë më të nevojshme zbatimi i reformave dhe zgjidhja e grindjeve se sa anëtarësimi për hir të respektimit të afateve të premtuara:

“Veçanërisht duhet të zgjidhen grindjet mes shteteve përpara anëtarësimit. Reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal janë shumë të nevojshme.”

Qëndrimi i ashpër i Qeverisë gjermane ndaj Serbisë e Malit të Zi, që në raport u paraqitën favorite për anëtarësim, tregon se gjashtë shtetet ballkanike janë ende larg plotësimit të kushteve për anëtarësim në rastin e Serbisë e Malit të Zi, dhe kushteve për hapje të negociatave në rastin e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës e Malit e Zi.

Edhe pse Përfaqësuesja e  Lartë e BE-së Federica Mogherini në prezantimin e Strategjisë së zgjerimit dukej entuziaste, raporti përmbante përshkrime shqetësuese për gjendjen ekonomike, politike dhe shoqërore të vendeve të BP.

Pikat kryesore të raportit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>