Policia gjermane arrestoi ish-sekretaren 96-vjeçare në kampin e përqendrimit Stutthof, e cila do të përballej me gjyqin të enjten, pas arratisjes së saj para seancës gjyqësore.
Irmgard Furchner akuzohet se ka ndihmuar në vrasjen e 11,000 personave, sipas një deklarate të lëshuar nga Gjykata Rajonale Itzehoe.
Ajo punoi si stenotipiste dhe sekretare midis qershorit 1943 dhe korrikut 1945, duke supozuar kështu se ndihmoi përgjegjësit e kampit për vrasjen sistematike të të burgosurve.
“Për shkak të moshës dhe kufizimeve të mia fizike, nuk do të marr pjesë në datat e gjyqit dhe nuk do të kërkoj nga mbrojtësi im që të më përfaqësojë. Do të doja ta kurseja këtë siklet dhe të mos tallesha me veten time”, shkroi Irmgard F. në një letër të 8 shtatorit drejtuar gjykatës, sipas ËELT.
Ish-sekretarja, e cila banon në Quickborn, në shtetin gjerman Schlesëig-Holstein, u arratis në orët e para të mëngjesit të së enjtes, raporton Süddeutsche Zeitung.
Furchner nuk shkoi shumë larg dhe u arrestua nga policia në periferi të Norderstedt – afërsisht 10 kilometra larg shtëpisë së saj.
Rreth 65,000 të burgosur vdiqën në kampin e përqendrimit Stutthof gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Furchner konsiderohet një tipike “kriminele në tavolinë”, puna e të cilës mundësoi regjimin shkatërrues të nazistëve. Në një letër të mëparshme drejtuar gjyqtarit, ajo pretendoi se “Nuk bëri asgjë si një 18/19-vjeçare për t’iu përgjigjur si një 96-vjeçare.”