Gjermania dhe Franca duan më shumë financim dhe ndihmë ligjore për Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Nga Exit News
Gjermania dhe Franca duan më shumë financim dhe ndihmë ligjore për Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Gjermania dhe Franca duan t’i japin më shumë para dhe fuqi Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi pandemia Covid–19 vuri në dukje dobësi ligjore dhe financiare në agjencinë e Kombeve të Bashkuara, sipas një dokumenti të parë nga Reuters.

Reformat e porpozuara mund të diskutohen në OBSH brenda muajit shtator.

Në një dokument të përbashkët, që ka qarkulluar mes diplomatëve të përfshirë në bisedimet për reformim, Berlini dhe Parisi kanë deklaruar se mandati i OBSH-së, që përfshin parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve në të gjithë botën si dhe ndihma ndaj qeverive për t’i kapërcyer ato, nuk është mbështetur mjaftueshëm me burime financiare dhe ligjore.

“Jo vetëm gjatë pandemisë së fundit, është bërë e qartë se OBSH-së pjesërisht i mungojnë mundësitë për të përmbushur mandatin e saj”, thuhet në document.

Franca dhe Gjermania po synojnë konsensus “nga Washingtoni në Pekin”, ka thënë për Reuters një burim i afërt me bisedimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>