Gjermania do të aplikojë vetëm një dozë vaksine AstraZeneca për të shëruarit nga COVID-19

Gjermania do të aplikojë vetëm një dozë vaksine AstraZeneca për të shëruarit nga COVID-19

Persona që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19 në gjermani, do të marrin vetëm një dozë të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it.

Ky është rekomandimi i Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (njohur si Stiko) në Gjermani, sipas raportimit nga Reuters.

Vlerësimi i Stiko-s u bazua në të njëjtat të dhëna të testimit të botuara nga revista mjekësore The Lancet më 8 dhjetor.

Bashkimi Evropian miratoi një vaksinë të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech në fund të dhjetorit dhe i dha dritën jeshile vaksinës së prodhuar nga Moderna në fillim të janarit.

Ky vendim pritet që mundësojë vaksimìnimin e sa më shumë njerëzve kundër koronavirusit, teksa shtetet po përballen me mungesë të vaksinave.

Një dozë e AstraZenecas duhet t’i administrohet një pacienti që është diagnostikuar me COVID-19 gjashtë muaj më parë, tha Komisioni përmes një deklarate për mediat.

Gjermania është përballur kundërti nga ana e qytetarëve për vaksinën e AstraZenecas, pasi gjatë studimeve klinike për këtë vaksinë, nuk kanë qenë të përfshirë personat mbi 65 vjeç.

Kjo ka bërë që disa udhëheqës të landeve gjermane të bëjnë thirrje që vaksina e AstraZenecas t’u jepet të rinjve.

Sipas të dhënave paraprake, Vaksina AstraZenecas është 63.9 për qind efikase kundër sëmundjes COVID-19.

Gjermania ka regjistruar mbi 2.4 milionë raste me këtë sëmundje, prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>