Gjermania do të fillojë lehtësimin e masave kudër COVID-19 javën e ardhshme

Nga Exit News
Gjermania do të fillojë lehtësimin e masave kudër COVID-19 javën e ardhshme

Gjermania do të fillojë të lehtësojë disa kufizime të koronavirusit nga java e ardhshme, sipas një drafti

Vendimi i Gjermanisë vjen në mes të zhgënjimit në rritje të publikut për izolimet dhe presionit për të ringjallur ekonominë.

Shkalla e vdekjes dhe numri i pacientëve në terapi intensive kanë rënë që nga janari. Lehtësimi do të jetë i parakohshëm pasi rastet e reja të përditshme kanë filluar të ngadalësohen përsëri në ditët e fundit por ritmi i vaksinimit ka qenë i ngadaltë.

Kancelarja Angela Merkel është pro një hapjeje të lehtë, tha ajo në një takim të CDU të martën sipas burimeve të partisë. Merkel do të diskutojë të mërkurën mbi opsionet lehtësuese me 16 krerët e landeve.

Drafti i dokumentit i parë nga Reuters, thotë se duke filluar nga 8 Marsi një maksimum prej pesë personash nga dy familje mund të takohen. Këtu përjashtohen fëmijët nën 14 vjeç. Aktualisht lejohen vetëm dy persona.

Dyqanet e luleve dhe dyqanet e librave, qendrat e kopshtit, sallonet e tatuazheve dhe thonjve, si dhe sallonet e masazhit, do të rihapen në 8 Mars, sipas draftit. Parukeritë dhe disa shkolla janë rihapur ditët e fundit.

Sidoqoftë Merkel i tha partisë së saj se ajo dëshiron të ndërtojë plan emergjent në rast se infeksionet fillojnë të rriten përsëri ashpër, duke vënë në dukje se rreth gjysma e rasteve të reja aktualisht shkaktohen nga variante më infektive, thanë burimet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>