
Një draft propozim i qeverisë Gjermane planifikon mbylljen e dyqaneve dhe shkollave për rreth një muaj, duke nisur nga data 16 dhjetor deri në 10 Janar.
Njëkohësisht sipas këtij plani, punonjësve do u kërkohet të punojnë nga shtëpia përgjatë së njëjtës periudhë.
Lajmi u njoftua nga Reuters pas takimit të kancelares Merkel me liderët e shteteve.
Gjermania ka qënë nën një ndalim qarkullimi të pjesshëm prej gjashtë javësh, me lokale dhe restorante të mbyllura, por me dyqanet dhe shkollat ende të hapura.