Gjermania do të negociojë me talebanët për evakuime të mëtejshme

Nga Exit News
Gjermania do të negociojë me talebanët për evakuime të mëtejshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të dielën se Gjermania do të hyjë në bidesime me talebanët për  të evakuar ish-stafin e kontraktuar gjatë qëndrimit të trupave gjermane në Afganistani.

Ajo shtoi se ishte një shenjë e mirë që aeroporti i Kabulit mund të përdoret përsëri për fluturime.

“Ne duhet të flasim me talebanët se si mund të vazhdojmë t’i nxjerrim njerëzit jashtë vendit dhe të sigurt,” citohet Merkel nga Jeruzalem Post.

Ajo kërkoi që organizatat humanitare ndërkombëtare të lejohen të jenë të pranishme në Afganistan për të përmirësuar situatën.

BE-ja, nga ana e saj, ka deklaruar se do të bashkëpunojë me talebanët, por nuk do të nxitojë në njohjen zyrtare të grupit militant islamik si drejtues të Afganistanit, pa u plotësuar nëj sërë kushtesh.

Mbi dy javë pasi u rikthyen në pushtet, talibanët ende nuk kanë emëruar një qeveri, paçka se deklaruan se drejtuesit e rinj të vendit do të bëheshin publik javën që lamë pas. Deri tani dihet vetëm që kreu i ri i qeverisë do të jetë Mulla Baradar.

Sundimi taleban në vitet 1996-2001 u shënua ndërshkime të dhunshme dhe ndalim të shkollimit apo punës për gratë dhe vajzat. Qeveritë e vendeve aleate kanë frikë se regjimi do të përsërit të njëjtat praktika.
Militantët islamik taleban pretendojnë se janë reformuar, por shpërndarja me armë e një proteste të grave dhe vajzave në Kabul një ditë më parë tregon të kundërtën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>