Bisedimet për formimin e një koalicioni qeveritar në Gjermani kanë dështuar, pasi partia liberale FDP është tërhequr nga negociatat me CDU/CSU-në e Angela Merkel.
Pas zgjedhjeve të shtatorit, në Gjermani e vetmja zgjidhje për një qeveri koalicioni ishte i ashtuquajturi “koalicioni xhamajkan” mes CDU/CSU-së së Merkelit, liberalëve Demokratët e Rinj të FDP-së dhe ambientalistëve. Partitë kishin kontraste të forta jo vetëm në ngjyrë, nga ku e mori dhe emrin si koalicioni xhamajkan, por dhe qasje për çështje të rëndësishme. Të treja partitë kanë bashkëpunuar më parë në nivele lokale, por asnjëherë në nivele të qeverisjes qëndrore.
Christian Lindner, kreu i FDP-së, deklaroi se arsye për mosarritjen e një koalicioni, ishtë mungesa e “bazës së besimit”:
“Është më mirë të mos qeverisësh, sesa të qeverisësh keq.”
Zgjedhja më e mundshme në këtë situatë krize janë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme.
Kancelarja Angela Merkel, e cila po përjeton situatën më të vështirë gjatë 12 vjet drejtimit të Gjermanisë, pritet të takohet gjatë ditës me presidentin gjerman Steinmeier për të vendosur.
Ideja për zgjedhje të reja pritet me entuziasëm veçanërisht nga partinë e ekstremit të djathtë AfD e cila u rendit e treta në zgjedhjet e shtatorit. AfD e ka quajtuar dështimin e bisedimeve për qeveri të koalicionit, një fitore të madhe të AfD-së.
Gjithsesi, për shkak të procedurave të ndërlikuara të Gjermanisë për zgjedhjet, data më e hershme për zhvillimin e tyre do të ishte pranvera e vitit 2018.
Zgjidhje tjetër, por më pak e mundshme është formimi i një qeveria të pakicës, mes CDU/CSU-së dhe të gjelbërve. Por kjo lloj qeverie nuk është formuar asnjëherë në nivel federal në Gjermani. Mundësia tjetër është që Kancelarja Merkel të bindë Martin Schulz të SPD-së, ish-partner në bashkëqeverisje, që të rikthehet sërish.
Në shtator, Schulz deklaroi menjëherë pas mbylljes së votimit se SPD, e cila fitoi 21,6 për qind të votave, nuk do të vazhdojë koalicionin e madh me CDU-në, por do të kalojë në opozitë.
Paqendrueshmëria politike e Gjermanisë duket se do të ketë ndikim dhe në çështjet e BE-së. Ndër çështjet kryesore ende të pazgjidhura është dhe largimi i Britanisë nga BE-së, procedurat e të cilës mund të bëhen edhe më të ndërlikuara në këtë situatë.