Gjermania e Franca do të strehojnë refugjatë të mitur nga kampi i djegur i Morias

Nga Exit News
Gjermania e Franca do të strehojnë refugjatë të mitur nga kampi i djegur i Morias

Gjermania dhe Franca do të strehojnë refugjatë të mitur të pashoqëruar, nga kampi grek në Moria, i cili u dogj plotësisht në 9 shtator, duke lënë pa strehim 13 mijë refugjatë.

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Macron kanë deklaruar se pranuan kërkesën e kryeministrit grek Mitsotakis për të ndihmuar me strehimin e refugjatëve.

“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë që njerëzit atje jetojnë në kushte degraduese. Zjarri në kampin e refugjatëve vetëm sa tregoi më qartë se si është gjendja,” u shpreh kancelarja Merkel.

Rreth 300 prej të miturve do të strehohen në Mynih, ndërsa të tjerë në qytete të tjera.

Kancelarja Merkel tha se do të nisë një fushatë për të bindur dhe shtete të tjera europiane që të strehojnë refugjatë nga kampi i Morias.

Në 9 shtator, kampi më i madh i refugjatëve i Morias të Greqisë, ku strehoheshin 13 mijë refugjatë, u përfshi nga zjarret, ndërsa mbi 13 mijë refugjatë janë evakuuar. Kampi ndodhet në ishullin Lesvos, në kufi me Turqinë. Ishulli ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>