Gjermania e Franca: Të rinisë sa më parë dialogu Kosovë-Serbi

Gjermania e Franca: Të rinisë sa më parë dialogu Kosovë-Serbi

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, Heiko Maas dhe Jean-Yves Le Drian kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi, nën drejtimin e Bashkimit Europian.

Me anë të një deklarate të përbashkët, ministrat theksuan se konflikti Kosovë-Serbi është faktor destabilizues për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ata theksojnë se dhe emërimi në prill i Miroslav Lajçakut, si i dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, është bërë me qëllim nisjen sa më të shpejtë të dialogut.

“Qëllimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, juridikisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin e rajonit,” shkruajnë ministrat.

Këshilli i BE-së emëroi, në 3 prill, sllovakun Miroslav Lajçak si përfaqësues special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Emërimi i tij shkaktoi zemërim mes lidërëve të Kosovës, pasi Sllovakia është një ndër pak vende europiane, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, Lajçak është takuar me kryeparlamentaren e Kosovës Vjosa Osmani, për të diskutuar për rinisjen e dialogur Kosovë-Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>