Gjermania e Franca, thirrje për formim të qeverisë në Kosovë

Nga Exit News
Gjermania e Franca, thirrje për formim të qeverisë në Kosovë

Gjermania dhe Franca bënë thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë. Përmes një postimi në Tëitter, ambasadori gjerman, Jorn Rohde uroi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren tyre.

“Gjermania dhe Franca urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit sapo të certifikohet rezultati.”

Zgjedhjet e 14 shkurt u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po verifikon votat e diasporës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në Kosovë mbërritën 43 447 pako me fletëvotime nga diaspora më 13 shkurt. Për zgjedhjet e fundit 100 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit kishin të drejtën e votës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>