Gjermania e fut Spanjën në listën e vendeve me rrezik, karantinë për ata që kthehen nga atje

Nga Exit News
Gjermania e fut Spanjën në listën e vendeve me rrezik, karantinë për ata që kthehen nga atje

Gjermania e ka futur Spanjën në listën e kuqe të zonave me rrezik të lartë për koronavirusin.

Të gjithë ata që kthehen nga Spanja do të duhet të bëjnë testin Covid dhe të qendrojnë në karantinë të detyruar për dy javë. Testimi do të ofrohet falas në aeroportet gjermane.

Këto masa vlejnë dhe pë rata që kthehen nga ishujt Balearik dhe Majorka – një destinacion i preferuar udhëtimi për turistët gjermanë.

Rreth 30 mijë turistë gjermanë mendohet se janë aktualisht në Spanjë, duke përfshirë dhe ishujt e Majorkës dhe Ibizës. Afërsisht 90 për qind e tyre ka të ngjarë të jenë vetëm në Majorca, raportoi shoqata gjermane e agjentëve të udhëtimit (DRV).

Vendimi i Gjermanisë fillimisht përfshinte vetëm destinacionet popullore të pushimeve, por të premten qeveria reagoi pas rritjes së numrit të të infektuarve në Spanjë dhe zgjeroi përcaktimin e “zonës së rrezikut” për të gjithë vendin.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn deklaroi se ‘kushdo që shkon në Spanjë duhet të mbrojë veten dhe të tjerët ndërsa janë me pushime. Të shkosh nëpër festa të tejmbushuara me turistë do të ishte e papërgjegjshëm gjatë pandemisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>