Gjermania, e hapur për vaksinat ruse dhe kineze

Nga Exit News
Gjermania, e hapur për vaksinat ruse dhe kineze

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se Gjermania është e hapur dhe për vaksinat ruse ose kineze.

Në një intervistë Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai theksoi se nuk ka rëndësi vendi i prodhimit të tyre për aq kohë sa ato janë efektive.

“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar, atëherë sigurisht që mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë”

Kjo deklaratë e Spahn vjen në një kohë kur Europa po përballet me krizën e shpërndarjes së vaksinave.

Qeveria gjermane, të dielën kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanive që prodhojnë vaksina, në rast se do të ketë vonesa.

Ajo është përballur me kritika për procesin e ngadaltë të vaksinimit.

Në ditët në vijim, zyrtarë të lartë gjermanë do të takohen me prodhuesit e ilaçeve për të zgjidhur problemet me furnizimin.

Gjermania ka pasur probleme me furnizimin me vaksina nga kompanitë Pfizer e BioNTech, si dhe pasiguri në lidhje me efikasitetin e vaksinës AstraZeneca tek njerëzit e moshës 65 vjeç e lart.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>