Gjermania e hapur për vaksinën ruse

Nga Exit News
Gjermania e hapur për vaksinën ruse

Gjermania do të vaksinojë 10 milionë njerëz kundër koronavirusit deri në fund të tremujorit të parë, tha Kancelarja Angela Merkel për televizionin ARD të martën, në mbrojtje të strategjisë së vaksinimit, raporton Reuters.

E pyetur për përdorimin e vaksinës ruse, Merkel tha se do të përdorin çdo vaksinë që do të miratohet nga Agjensia Evropiane e Shëndetësisë.

“Unë kam folur me presidentin rus (Vladim Putin) për këtë, ne kemi parë të dhëna të mira për vaksinën ruse”, shtoi Merkel.

Berlini dhe Bashkimi Evropian janë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme për mënyrën se si kanë menaxhuar vaksinimin duke i krahasuar me Britaninë, Izraelin dhe SHBA-të.

Sondazhet tregojnë se shumë pak persona në vende të ndryshme të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë nuk duan të vaksinohen.

Megjithatë Merkel tha se edhe në skenarin më të keq deri në fudntë verës popullsia e rritur do të vaksinohet deri në verë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>