Gjermania falënderon Shqipërinë për punën në krye të organizatës

Nga Exit News
Gjermania falënderon Shqipërinë për punën në krye të organizatës

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Heiko Maas ka falënderuar kryeministrin Rama për punën e njëvjeçaere në krye të OSBE-së.

Ai është shprehur të premten se është mirënjohës për kompromisin e arritur me stafin e ri, ku u zgjodhën katër drejtues të lartë të organizatës: sekretari i përgjithshëm, përfaqësuesi për lirinë e medias, ai për institucionet demokratike dhe ai për të drejtat e njeriut.

”Kompromisi që kemi përpara u arrit, sidomos falë përpjekjeve të palodhshme të kryesisë shqiptare”, ka thënë kreu i ri i OSBE-së.

Maas ka thënë se falë punës së ekipit të vjetër të OSBE-së, ekipi i ri  përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike.

”Ju, i dashur Edi Rama, dhe ekipi juaj keni meritë që ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike”, ka thënë ai.

Më herët gjatë mbledhjes së Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së, Kryeministri Rama foli për arritjet e tij si kreu i OSBE-së, në përfundim të presidencës së organizatës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>