Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik ndaj COVID-19

Nga Exit News
Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik ndaj COVID-19

Qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të duhet të karantinohen pas mbërritjes dhe nuk do të duhet të paraqesin një test negativ për të hyrë në vend.

Gjermania vendosur të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik ndaj COVID-19.

Sipas përditësimit të fundit të të dhënave të bëra publike nga instituti Robert Koch, Shqipëria dhe Malta nuk konsiderohen më zona rreziku nga autoritetet gjermane.

Në seancën e sotme plenare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se Shqipëria ka dalë nga zona e riskut të Covid-19.

Prej fillimit të muajt Maj rastet e infektimeve ditore kanë qenë nën 100 ndërsa janë regjistruar 14 humbje jete në total, mesatarisht 2 në ditë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme