
Gjermania i dhuroi Kosovës 6 mijë teste për koronavirusin.
Të premten, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt i dorëzoi testet ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.
“Janë 6,000 teste PCR, që mendoj se do t’ju vijnë në ndihmë në këtë fazë”, tha ambasadori.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.
Në total, Kosova ka konfirmuar 4,307 të infektuar me koronavirus.
Prej tyre, 94 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,095 janë shëruar.