Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka këshilluar turistët kundër udhëtimeve në një seri qytete në Europë, ku përfshihet Praga, Gjeneva, Dubrovniku dhe Korsikën.
Vendimi erdhi pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Gjermani.
Në Francë, rajonet e Auvergne-Rhone-Alpes, Oçitanie dhe Nouvelle-Aquitaine iu shtuan listës së vendeve me rrezikshmëri të lartë për infeksion koronavirusi.
Në Kroaci, zona Pozega-Slavonia dhe Dubrovniku iu shtuan kësaj liste.