Gjermania konsideron reduktimin e ditëve të punës në katër ditë në javë

Nga Exit News
Gjermania konsideron reduktimin e ditëve të punës në katër ditë në javë

Pandemia e koronavirusit ka rindezur një debat të vjetër në Gjermani, për reduktimin e javës së punës në katër ditë, në mënyrë që të ndihmohet ruajtja e vendeve të punës gjatë dhe pas goditjes ekonomike.

Ideja mbetet ende shumë e diskutueshme.

Presidenti i shoqatës gjermane të punonjësve të metalurgjisë “IG Metall”, Joerg Hofmann, nisi një diskutim kombëtar përmes propozimit të kësaj mase, në një kohë kur frika nga papunësia po rritet.

Përpara nisjes së pandemisë Covid–19, Gjermania kishte nivelin e papunësisë në 5%.

Në korrik kjo shifër shkoi në 6.4%.

Ministri gjerman i punës, Hubertus Heil, anëtar i Social-Demokratëve gjermanë, ka dhënë shenja se është i hapur për të ndryshuar rregullin tradicional të javës së biznesit me 5 ditë.

“Orare të shkurtuara me kompensime pagash mund të jenë një masë e përshtatshme”, tha ai.

Ideja pas këtij porpozimi është se duke punuar më pak, punonjësit arrijnë të ndajnë mes tyre më shumë vende pune të cilat po vijojnë të shkurtohen.

Kjo lëvizje mund të jetë përgjigja për ndryshime strukturore në sektorë si ai i industrisë së makinave, që po përjeton një dixhitalizim të përshpejtuar për shkak të pandemisë, deklaroi kreu i shoqatës për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>